• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroria në Prishtinë me akuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup për kërcënime ndaj presidentes

Prokuroria në Prishtinë me akuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup për kërcënime ndaj presidentes

Prishtinë, 25 janar 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjerg Dedaj, për kërcënime ndaj presidentes Vjosa Osmani, njofton Koha e Prishtinës.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka thënë për "Kohën" se aktakuza ndaj Gj.D. është ngritur për veprën penale “Kanosje”.

Pasi u shkarkua nga detyra, Dedaj e cilësoi shkarkimin si hakmarrje politike.

Këshilltari i presidentit për media, Bekim Kupina, për për Kohën deklaroi Dedaj është denoncuar tek autoritetet për shkak të kërcënimit publik që i ka bërë Osmanit.

"Siç paralajmëruam, Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, ka thënë Kupina.

Në aktakuzën reagoi Dedaj, i cili në Fesjbuk ka shkruar: "Keqpërdorimi i pushtetit, për të përndjekur kundërshtarët politikë, është KRIM! Poshtë shpifjet, linçimet, diskriminimi, shantazhimi dhe përndjekjet politike stalinisto-bolshevike në Kosovë, mbi baza politike, ideologjike, gjinore, rajonale, partiake, etnike dhe fetare”, ka shkruar ai në Fejsbuk,

Mediat e Kosovës shkrujanë se aktuakuza është rezultat i deklaratës të cilën Dedaj e ka dhënë në një emision televiziv.

Gjatë emisionit televiziv, Dedaj tha se ndjehet i rrezikuar nga, siç tha, "klani i Osmanit", duke shtuar se ai dhe familja e tij, që e kanë origjinën nga Malësia e Gjakovës, veprojnë sipas kanunit të Lekë Dukagjinit.

Dedaj e dha këtë deklaratë pasi u shkarkua nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR