Prokuroria federale gjermane e mori hetimin për sulmin në Solingen, ekziston dyshimi për terrorizëm
- Prokuroria federale gjermane e mori hetimin për sulmin me thikë në qytetin Solingen, në të cilin të premten jetën e humbën tre persona, ndërsa tetë u lënduan, duke cekur se ekziston dyshimi për terrorizëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:57, 25 gusht, 2024

Berlin, 25 gusht 2024 (MIA) - Prokuroria federale gjermane e mori hetimin për sulmin me thikë në qytetin Solingen, në të cilin të premten jetën e humbën tre persona, ndërsa tetë u lënduan, duke cekur se ekziston dyshimi për terrorizëm.
Zëdhënësi i prokurorisë federale deklaroi se e ndërmarrin hetimin sepse është e mundur të bëhet fjalë për terrorizëm.
Policia gjermane sot në mëngjes kumtoi se ka arrestuar personin e dyshimtë për sulmin në Solingen, se është sirian dhe se e ka pranuar veprën. ab/
Foto: МIА arkivi