• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Prokuroria e Qarkut në Sofje kërkon imunitet për Kiril Petkovin

Prokuroria e Qarkut në Sofje kërkon imunitet për Kiril Petkovin

Sofje, 6 qershor 2023 (MIA) - Prokuroria e Qarkut të Sofjes i ka propozuar kryeprokurorit që të kërkojë imunitet nga Parlamenti për Kiril Petkovin nga “Vazhdojmë me ndryshimet”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë ku shtohet se kërkesa është për ish kryeministrin dhe deputetin aktual me iniciale K.P.

Propozimi është përgatitur në lidhje me procedurën parahetimore për deklarimin e shtetësisë.

Siç njofton BTA, nga provat e mbledhura gjatë hetimit, mund të konstatohet se në deklaratën që Petkovi e ka dorëzuar te presidenti "fshihet e vërteta - ekzistenca e shtetësisë së dyfishtë dhe gënjeshtër e konfirmuar se personi i plotëson kushtet për zgjedhje të përfaqësuesit kombëtar”.

Më 16 dhjetor 2021, prokurorja e qarkut në Sofje, Nevena Zartova, deklaroi se Prokuroria e Qarkut në Sofje refuzon të fillojë procedurë parahetimore për rastin e shtetësisë së dyfishtë të Kiril Petkovit.

Ai tha se do të heqë dorë nga imuniteti pasi para komisionit në Kuvend do të prezantohen të gjitha faktet dhe provat.

“Për imunitetin tim: Do të pres të formohet komision në Kuvendin popullor para të cilit do të paraqiten të gjitha faktet dhe provat, në mënyrë që të gjithë bullgarët të shohin qartë se si Prokuroria bullgare përdoret për presion politik. Një ditë para se komisioni të marrë vendim, unë vullnetarisht do të heq dorë nga imuniteti, sepse e di se nuk kam pse të frikësohem”, ka shkruar Petkovi në Fejsbuk.

Petkov i cili është bashkëkryesues i "Vazhdojmë me ndryshimet - Bullgaria Demokratike", shtoi se është krenar që ka hequr dorë nga shtetësia e tij e dytë - kanadeze, vetëm për të qenë pjesë e "ndryshimit që vjen". 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR