Prokurori publik Nenad Saveski e mori detyrën
- Prokurori i sapoemëruar publik Nenad Saveski sot, menjëherë pas betimit solemn në Kuvend, mori detyrën e Prokurorit publik të Shtetit, njoftoi PTHRMV.
- Post By Melahat Baftija
- 15:10, 19 mars, 2026
Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Prokurori i sapoemëruar publik Nenad Saveski sot, menjëherë pas betimit solemn në Kuvend, mori detyrën e Prokurorit publik të Shtetit, njoftoi PTHRMV.
Siç u theksua, ai zhvilloi një takim pune për pranim-dorëzimin e detyrës me prokuroren publike aktuale në detyrë, prokuroren publike Anita Topolova - Isajllovska.

"Gjithashtu, në ditën e parë të punës në detyrën e tij, Prokurori publik i RMV-së Saveski u takua me prokurorët publikë dhe zyrtarët e prokurorisë publike në prokurorinë republikane, me të cilët diskutoi planet dhe prioritetet në lidhje me funksionimin e organizatës së prokurorisë publike", thuhet në kumtesën e PTHRMV-së.
Prokurori i ri shtetëror publik sot dha deklaratë solemne në Kuvend, ndërsa para mediave tha se puna e tij do të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet, dokumentet e ratifikuara ndërkombëtare dhe standardet ndërkombëtare. Saveski u falënderua për mbështetjen dhe qëndrimet korrekte në lidhje me aspektet profesionale.
Saveski do të jetë prokurori i nëntë republikan i Maqedonisë që nga pavarësia në vitin 1991 dhe i 19-ti që nga viti 1945. Zgjedhja e tij vijon pas dorëheqjes së ish prokurorit Lupço Kocevski.
Në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, neni 63, mandati i prokurorit shtetëror është gjashtë vjet, me të drejtë të rizgjedhjes.
Saveski, i cili deri më tani ishte gjykatës në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, prokuror publik shtetëror ishte nominuar nga Qeveria më 10 mars, ndërsa që ta marrë funksionin i nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve. Kandidatura e tij vijon pas dorëheqjes së ish prokurorit Lupço Kocevski, ndërsa pas zbatimit të procedurës, në të cilën morën pjesë pesë kandidatë.
Nenad Saveski ka lindur në vitin 1976, jeton në Gostivar, i martuar, baba i 3 fëmijëve dhe është magjistër i shkencave juridike – e drejta penale. Ka magjistruar në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në USHCM- Shkup, ku edhe ka përfunduar studimet. Ka dhënë provimin e jurisprudencës në vitin 2003. Saveski nga viti 2016 është gjykatës në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion. Më herët, nga viti 2009 deri në vitin 2016, punoi si prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa nga viti 2004 deri në vitin 2009, ishte bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gostivar. Në atë gjykatë prej vitit 2000 deri në vitin 2002 punoi si praktikant gjyqësor. mb/
Foto: PTHRMV