• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokurori publik Joveski në takim me anëtarët e KSHPK

Prokurori publik Joveski në takim me anëtarët e KSHPK

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, sot me iniciativë të tij ka realizuar takim me anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK).

Në takim, njoftuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në kuadër të aktiviteteve për forcimin e frontit kombëtar për luftimin e korrupsionit, të dy institucionet shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë.

"Joveski vlerësoi se pas nënshkrimit të memorandumit bilateral për bashkëpunim, dukshëm është përmirësuar bashkëpunimi me Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, edhe pse gjithmonë ka hapësirë ​​për të lehtësuar më tej shkëmbimin e drejtpërdrejtë të informacioneve dhe mendimeve për tema të veçanta", thuhet në komunikatë

Gjithashtu, prokurori publik para anëtarëve të KSHPK-së i prezantoi aktivitetet e planifikuara nga Prokuroria publike në periudhën e ardhshme dhe situatat dhe sfidat me të cilat është përballur prokuroria në kuadër të veprimeve të saj. mb/

Foto: Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR