Prokurori publik amerikan i ka mbrojtur aftësitë mendore të Bajdenit: "Kam parë se si në mënyrë profesionale zhvillon takime"
- Duke folur në panel diskutimin para anëtarëve të Dhomës së përfaqësuesve të Konfresit amerikan, prokurori shtetëror amerikan Merik Garland i ka mbrojtur aftësitë mendore të presidentit Xho Bajden.
- Post By Melahat Baftija
- 08:50, 17 prill, 2024
Uashington, 17 prill 2024 (MIA) - Duke folur në panel diskutimin para anëtarëve të Dhomës së përfaqësuesve të Konfresit amerikan, prokurori shtetëror amerikan Merik Garland i ka mbrojtur aftësitë mendore të presidentit Xho Bajden.
"Presideti nuk ka pengesa (mendore). E ka parë si drejton në mënyrë profesionale takime të personelit dhe bisedon me anëtarët e Kabinetit për politikë të jashtme dhe çështje strategjike. Kam besim të plotë në presidentin", tha Garland, duke theksuar se Bajdeni ka qenë i vendosur në marrjen e vendimeve për mbrojtjen e interesave kombëtare
Bajden, i cili mbushi 81 vjeç, është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së. Megjithatë, në kulmin e fushatës zgjedhore në të cilën ai po konkurron për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë me rivalin e tij republikan Donald Tramp, 77 vjeç, sondazhet e opinionit publik tregojnë se mosha e Bajden është shqetësimi më i madh për votuesit amerikanë. Çështja e aftësive mendore të kandidatëve presidencialë është bërë temë kryesore e fushatës presidenciale të këtij viti, duke pasur parasysh se Bajden dhe Tramp janë dy kandidatët më të vjetër për t'u zgjedhur në postin e presidentit amerikan. mb/
Foto: EPA