• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prokurorët e sapozgjedhur publikë në Prokrorinë publike nënshkruan deklarata publike

Prokurorët e sapozgjedhur publikë në Prokrorinë publike nënshkruan deklarata publike

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Në Këshillin e prokurorëve publikë, shtatë kandidatë nga tri Prokurori themelore publike sot nënshkruan deklaratën solemne, me të cilën fillojnë zyrtarisht me punë në prokuroritë ku janë të deleguar.

Deklaratë solemne në Prokurorinë themelore publike në Shkup nënshkruan prokurorët Zoran Zdraev, Irina Spasovska, Emilia Mizo Dimkov, Fatmir Musa dhe Ajbejan Ajdini.

Ndërsa në Prokurorinë themelore publike Gostivar për prokurore është zgjedhur kandidatja Elizabeta Josifovska, ndërsa në Prokurorinë publike Kavadar, Elena Mançeva Kostova kandidate e vetme e regjistruar për shpalljet përkatëse për të dyja prokuroritë.

Në Këshill sot duhet të nënshkruhen deklaratat solemne të prokurorëve të zgjedhur për Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prokurorinë e lartë publike Shkup dhe Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR