Prokudin: Rusia ka kryer sulm ajror në Rajonin Berisllav, të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa një u lëndua
- Forcat ruse kanë kryer sulm ajror në rajonin Berisllav, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën një person, ndërsa një tjetër u lëndua, publikuan mediumet ukrainase, kumtoi shefi i Drejtorisë ushtarake rajonale të Hersonit, Oleksandër Prokudin.
- Post By Besnik Shuki
- 17:02, 2 shtator, 2023

Kiev, 2 shtator 2023 (MIA) - Forcat ruse kanë kryer sulm ajror në rajonin Berisllav, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën një person, ndërsa një tjetër u lëndua, publikuan mediumet ukrainase, kumtoi shefi i Drejtorisë ushtarake rajonale të Hersonit, Oleksandër Prokudin.
"Rusia ka kryer sulm ajror në rajonin Berisllav. Ka të vrarë dhe të plagosur", ka shkruar Prokudin.
Sipas tij, forcat ruse e kanë sulmuar fshatin Odradokamijanka dhe me këtë rast jetën e ka humbur një burrë 43-vjeçar.
Edher një person tjetër u hospitaliza dhe është në gjendje të rëndë. Nga sulmi ajror janë dëmtuar disa shtëpi në fshat. bsh/
Foto: Vikipedia