• e enjte, 04 dhjetor 2025

Projekt i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Gazi Babës – pas gjashtë dekadash do të ndërtohet ambulantë e re në Autokomandë

Projekt i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Gazi Babës – pas gjashtë dekadash do të ndërtohet ambulantë e re në Autokomandë

Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot në Ministrinë e Shëndetësisë nënshkruan marrëveshje të përbashkët për ndërtimin e një ambulante të re në lagjen Autokomandë, e cila do të funksionojë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit - Shkup.

"Ambulanta e re do të ndërtohet në vendin e objektit ekzistues të amortizuar dhe të rrënuar, i cili është ndërtuar menjëherë pas tërmetit të Shkupit në vitin 1963. “Ndërtimi i kësaj ambulante është një shembull i mirë i bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal", theksoi ministri Aliu.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sipas marrëveshjes me Komunën e Gazi Babës do të bashkëpunojnë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për projektin bazë të ndërtimit në të gjitha fazat, si dhe sigurimin e dokumentacionit projektues për realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti të përbashkët. mb/

Foto: Ministria e Shëndetësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR