• e hënë, 23 dhjetor 2024

Projeksioni i Si-En-En-it: Republikanët kanë marrë Senatin dhe ndryshojnë balancin e fuqisë në Uashington

Projeksioni i Si-En-En-it: Republikanët kanë marrë Senatin dhe ndryshojnë balancin e fuqisë në Uashington

Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Republikanët do të fitojnë shumicën në Senatin e SHBA-së, projektoi e Si-En-En, me çka do të ndryshojnë balancin e fuqisë në Uashington dhe do të vendosin bazat për forcimin e presidencës së Donald Trampit.

Edhe pse disa gara ende nuk kanë përfunduar zyrtarisht, republikanët tash kanë 52 vende në Senat dhe do të marrin kontrollin nën udhëheqje të edhe një republikani anonim, i cili do të bëhet i njohur kur Kongresi i ri do të mbajë mbledhje në janar.

Ky ndryshim në Senat ishte suksesi i parë i madh për republikanët, ndërsa fati i Dhomës së Përfaqësuesve, ku republikanët po tentojnë të ruajnë një shumicë të vogël, është ende i paqartë.

Shumica e re republikane në Senat do të ketë mundësinë të mbështesë agjendën e Trampit dhe të vazhdojë me reformën e rëndësishme në sistemin gjyqësor, duke emëruar shumë më tepër gjyqtarë konservatorë.

Marshimi i republikanëve për të marrë kontrollin filloi herët në natën e zgjedhjeve, kur Si-En-En parashikoi se guvernatori i Virxhinias Perëndimore, Xhim Xhastis, do ta ndërmarrë vendin e senatorit, të cilin e lëshoi demokrati që u bë i pavarur, Xho Mançin. Demokratët pushuan së kontestuari pozicionin, pasi Mançin publikoi se nuk do të kërkonte rizgjedhje.

Në Ohajo, senatori demokrat Sherod Braun, i cili ka tre mandate, do të humb vendin e tij, parashikon Si-En-En, në një shtet fderal, që në aspektin politik fuqishëm u bë republikan. Senatori i ri republikan do të jetë biznesmeni Berni Moreno, mbështetës i fuqishëm i Trampit.

Herët këtë mëngjes, Si-En-En projektoi se në Montana, biznesmeni republikan Tim Shihi, pjesëtar i pensionuar i marinës amerikane, ka mposhtur senatorin demokrat, Xhon Tester, i cili shërbeu tre mandate. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR