• e hënë, 23 dhjetor 2024

Projeksion i filmit "Nëntori i ftohtë" nesër në Qendrën për kulturë në Kërçovë

Projeksion i filmit
Kërçovë, 16 shkurt 2022 (MIA) - Në sallën e kinemasë në Qendrën për kulturë në Kërçovë nesër me fillim prej orës 19, për herë të parë do të shfaqet filmi "Nëntor i ftohtë" i regjisorit Ismet Sijarina. "Filmi e tregon rrëfimin për vitet e nëntëdhjeta, që i paraprinë asaj që ndodhi më vonë dhe solli pavarësinë e Kosovës. Sjellë rrëfim familjar të bazuar në ngjarje të vërteta në kohë turbulente, kur nuk mund të thuhet se faktikisht kemi jetuar, por vetëm kemi ekzistuar. Fadili i cili jeton në Prishtinë në të nëntëdhjetat e hershme me bashkëshorten, dy fëmijë dhe babanë, krijon rrëfim e cila ju ngjall kërshërinë", deklaroi Mazllam Osmani, drejtor i Qendrës për kulturë në Kërçovë. Filmi "Nëntor i ftohtë" është bashkëproduksion i shtëpive filmike "Thumbs Up" dhe "Buka". Rolet kryesore në film i interpretojnë Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu-Bufi, Adriana Matoshi, Emir Haxhihafizbegoviq, Gordana Boban, Mej-Linda Kosumoviq dhe Lum Veseli, skenari është i dyshes Adria Krasniqi dhe Ismet Sijarina, i cili njëherit është edhe regjisor i filmit. Redaktor i filmit është Vlladimir Pavllovski, ndërkaq muzika është e grupit Erikon. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR