• e mërkurë, 15 maj 2024

Programi botëror për ushqim pranë KB-së: Njerëzit në pjesën veriore të Gazës përballen me “uri të plotë”

Programi botëror për ushqim pranë KB-së: Njerëzit në pjesën veriore të Gazës përballen me “uri të plotë”

Gazë, 5 maj 2024 (MIA) - Shefja e Programit botëror për ushqim të Kombeve të Bashkuara (KB), Sindi Mekejn, paralajmëroi se personat në pjesën veriore të Rripit të Gazës tani po përballen me "uri të plotë".

Ajo për TV rrjetin NBC deklaroi se është e vështirë për t'u parë dhe se situata katastrofale po përhapet drejt jugut.

"Ka uri, uri të plotë në veri dhe po përhapet në jug. Kjo është e tmerrshme", deklaroi Sindi Mekejn.

Ajo shoi se organizata e saj kërkon armëpushim dhe qasje të papenguar në Gazë për të ofruar ndihmë humanitare. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR