• e hënë, 23 dhjetor 2024

Programi botëror për ushqim në janar e përfundon programin e tij kryesor për Sirinë

Programi botëror për ushqim në janar e përfundon programin e tij kryesor për Sirinë

Bejrut, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Programi Botëror për Ushqim i KB-së (WFP) kumtoi se në janar do ta ndërpresë programin e tij kryesor për ndihmë të popullatës në Siri, vend i shkatërruar nga lufta mbi një dekadëshe, ku më shumë se 12 milionë njerëz nuk kanë qasje të rregullt në ushqim.

Në vitet e fundit, WFP, e zvogëloi mbështetjen e saj për Sirinë dhe vendet fqinje të cilat pranuan mijëra sirianë, duke ikur nga konflikti 13-të vjeçar.

Agjencitë humanitare luftojnë për vëmendjen e botës ndaj Sirisë, sepse ka lodhje të donatorëve dhe reduktim të buxheteve.

WFP në korrik të këtij viti kumtoi se për shkak të kufizimeve buxhetore duhet ta ulë ndihmën për Sirinë dhe atë në vend të 5,5 milionë persona të goditur e marrin vetëm rreth gjysma e numrit të theksuar.

Një muaj më vonë, agjencia e ndërpreu ndihmën për refugjatët sirian në Jordan.

WFP dhe Agjencia e KB-së për refugjatë në nëntor kumtuan se nga viti i ardhshëm për një të tretën do ta ulin numrin e refugjatëve sirian në Liban të cilët do të marrin ndihmë financiare.

Në deklaratën e tyre më të re të premten, WFP theksoi se ulja e ndihmës ndodh sepse pasiguria në dërgesën e ushqimit është "më e keqe se kurrë" dhe vlerëson se kjo do të ndikojë ndaj miliona njerëzve.

Në raportin e fundit të agjencisë në shtator, theksohet se 3,2 milionë sirianë marrin ndihmë përmes programeve të saj. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR