• e enjte, 26 dhjetor 2024

Programi Botëror për Ushqim: Gjysma e popullsisë në Rripin e Gazës është e uritur

Programi Botëror për Ushqim: Gjysma e popullsisë në Rripin e Gazës është e uritur

Nju-Jork, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendësdrejtori i Programit Botëror për Ushqim i KB-së, Karl Skau sot njoftoi se gjysma e popullatës në Rripin e Gazës është e uritur për shkak të luftërave ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Sipas tij vetëm një pjesë e rezervave të nevojshme mund të hyjnë në Rripin e Gazës. Skau thotë se "nëntë nga dhjetë njerëz nuk mund të ushqehen çdo ditë", transmeton Bi-Bi-Si.

"Kushtet në Rripin e Gazës e kanë bërë gati të pamundur dërgimin  e ndihmës", theksoi Skau, duke shtuar se është i hapur vetëm vendkalimin kufitar Rafah me Egjiptin, përmes së cilës në enklavën palestineve mbërrijnë sasi të kufizuara ndihmash.

Skau tha se gjatë vizitës së tij në Gaza këtë javë, ai dhe ekipi i tij panë "frikë, kaos dhe dëshpërim", dhe ishin dëshmitarë të "kaosit në depot dhe vendet për shpërndarje, me mijëra njerëz të urritur dëshpërimisht".

Skau tha se ata panë "dyqane krejtësisht bosh" dhe "strehimore të mbipopulluara". sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR