Prof. Dr. Kuzmanovska: Transplantimin e kornesë në shëndetin publik – një hap i madh përpara në mjekësinë dhe oftalmologjinë e vendit
- "Ne kemi një hap të madh përpara për mjekësinë tonë në përgjithësi, për oftalmologjinë dhe për transplantologjinë tonë. Për vite të tëra në Maqedoni nuk ishte kryer keratoplastikë, siç quhet profesionalisht transplantimi i kornesë, dhe në shëndetin publik kishte një pauzë shumëvjeçare. Në programin e transplantimit për këtë vit ishte parashikuar përgatitja dhe fillimi i metodës së keratoplastikës. Kur filluam bashkë me drejtoreshën e Klinikës për Sy, Doc. Dr. Natasha Trpevska Sheqerinov, në bisedat e para dhe qëllimi ynë i përbashkët ishte që deri në fund të vitit 2025 të fillonim me transplantimin e kornesë” – theksoi Prof. Dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim, në „Studion 10“ në TV 24, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilën MIA e transmeton integrale.
Shkup, 26 nëntor 2025
"Ne kemi një hap të madh përpara për mjekësinë tonë në përgjithësi, për oftalmologjinë dhe për transplantologjinë tonë. Për vite të tëra në Maqedoni nuk ishte kryer keratoplastikë, siç quhet profesionalisht transplantimi i kornesë, dhe në shëndetin publik kishte një pauzë shumëvjeçare. Në programin e transplantimit për këtë vit ishte parashikuar përgatitja dhe fillimi i metodës së keratoplastikës. Kur filluam bashkë me drejtoreshën e Klinikës për Sy, Doc. Dr. Natasha Trpevska Sheqerinov, në bisedat e para dhe qëllimi ynë i përbashkët ishte që deri në fund të vitit 2025 të fillonim me transplantimin e kornesë” – theksoi Prof. Dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim, në „Studion 10“ në TV 24, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilën MIA e transmeton integrale.
Ajo shpjegoi se ajo që ndodhi brenda një jave ishte kurorëzimi i një procesi që zgjati një vit të tërë – një operacion i ndërlikuar, që kërkon organizim logjistik, juridik dhe në çdo aspekt.
"Para së gjithash, filluam duke kontaktuar Qeverinë, pa mbështetjen e së cilës nuk do të arrinim deri këtu. Qeveria siguroi kornizën ligjore për një sistem të qëndrueshëm, dhe e gjithë kjo bëri të mundur fillimin e një procedure komplekse për përgatitjen dhe rekrutimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë lloj ndërhyrjeje, vlerësimin e tyre nga oftalmologët, futjen e tyre në listën kombëtare të pritjes për transplantim. Më pas, Klinika e Syrit i siguroi instrumentet e domosdoshme për këtë lloj ndërhyrjeje. Së bashku me Klinikën e Syrit vendosëm një partneritet me Klinikën Universitare „Duke“ nga SHBA, me iniciativën tonë”, hpjegoi Prof. Dr. Kuzmanovska.
Me këtë, u mundësua që personat me dëmtime serioze të shikimit, për shkak të dëmtimit të pariparueshëm të kornesë, të kenë shpresë. Për ta, i vetmi trajtim është transplantimi, që do të thotë vendosja e një korneje nga një person tjetër.
Shikimi u rikthehet pacientëve në mënyrë befasuese shumë shpejt dhe ata janë mirë pas operacionit.
"Është vërtet e bukur të shohësh pacientët që mund të shohin përsëri bukurinë e botës, të shohin të afërmit e tyre, të lexojnë – që është shumë e rëndësishme, të jenë të pavarur dhe të mund të shohin lindjen dhe perëndimin e diellit,” përfundoi ajo, duke shtuar se tani është vendosur një themel i qëndrueshëm, kemi ekip mjekësh të trajnuar që do të vazhdojnë ta zbatojnë këtë metodë, sepse vazhdimësia dhe qëndrueshmëria janë më të rëndësishmet për këtë metodë.
Foto: Ministria e Shëndetësisë