Procedurë parahetuese kundër ish-drejtorit Sasho Drango
- Në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Manastir po ndërmerren veprime në procedurë parahetimore ndaj ish-zëvendës drejtorit të NP "Rrugë të Maqedonisë" Sasho Drango, i cili është shkarkuar nga detyra.
- Post By Melahat Baftija
- 14:24, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Manastir po ndërmerren veprime në procedurë parahetimore ndaj ish-zëvendës drejtorit të NP "Rrugë të Maqedonisë" Sasho Drango, i cili është shkarkuar nga detyra.
"I raportuari është marrë në pyetje dhe po kryhet ekspertiza e celularit të tij. Prokurori publik kompetent ka lëshuar edhe disa urdhra në MPB, disa prej të cilave janë ende në proces. Në banesën e të pandehurit është kryer bastisje me kërkesë të prokurorit publik dhe me urdhër të gjykatës. Pas përfundimit të të gjitha veprimeve do të merret vendim i prokurorit publik", njoftuan nga Prokuroria Publike Manastir.
Rreth dy muaj më parë u publikua një foto e Sasho Drangos në të cilën ai pozon me një ari të vrarë, gjë që shkaktoi reagimin e OJQ-së për mbrojtjen e kafshëve "Anima mundi". Kryeministri Hristijan Mickoski në janar njoftoi se do të shkarkohet menjëherë dhe do të përgjigjet nëse vërtetohet fajësia e tij dhe Prokuroria Themelore Publike në Manastir pas marrjes së informacionit hapi rast.mb/
Foto: MIA