• e hënë, 16 mars 2026

Privohet nga liria një person nga një fshat në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, shkaktoi zjarr në pronë të huaj, vijon kallëzimi

Privohet nga liria një person nga një fshat në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, shkaktoi zjarr në pronë të huaj, vijon kallëzimi

Kumanovë, 16 mars 2026 (MIA) - Policia ka arrestuar një banor të komunës Nagoriçanë i Vjetër për shkaktim zjarri në pronë të huaj, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Според пријавеното, пожарот настанал веднаш откако полициските службеници го паркирале возилото. Пожарот бил изгаснат од полициските службеници, а повредени лица нема, соопшти полицијата

"Dje  në orën 12:55, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria D.P. nga fshati Algunjë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër. Ai dyshohet se, në fshatin Çellopek, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, ka ndezur bar të thatë dhe hamullore dhe ka shkaktuar zjarr në një pronë në pronësi të G.S. (60) nga Kumanova, me ç'rast ishin djegur drunj"njoftoi MPB-ja.

Nga NJTZ bënë të ditur se zjarri u shua nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Nagoriçanit të Vjetër, ndërsa persona të lënduar nuk ka.
 
D.P. u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës. mb/

Foto: MIA dhe NJTZ

QËNDRONI TË LIDHUR