Privohet nga liria një person nga Koçani pasi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit
- Një burrë nga Koçani është arrestuar herët në mëngjes për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Melahat Baftija
- 14:38, 18 maj, 2025

Shkup, 18 maj 2925 (MIA) - Një burrë nga Koçani është arrestuar herët në mëngjes për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Sot në orën 01:10 në rrugën "8 Shtatori" në Kavdar, nëpunës policorë të Njësisë policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë NJPB të Kavadarit privuan nga liria F.C. (27) nga Koçani. Gjatë një kontrolli trafiku dhe masave të marra, u konstatua se ai po drejtonte automjetin Volkswagen Golf me targa të Koçanit nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak i është matur 1.51 promilë.
Personi u ndalua në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i automjetit". mb/
Foto: MPB