• e hënë, 23 dhjetor 2024

Privohet nga liria një person në Shkup për shkak të grabitjeve nëpër bastore sportive

Privohet nga liria një person në Shkup për shkak të grabitjeve nëpër bastore sportive

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA)- Dje në Shkup në orën 18.30 në Çarshinë e Vjetër, inspektorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.A. (36) nga rrethina e Tetovës i cili në ditët e kaluara ka kryer vepra penale “grabitje” nëpër bastore sportive dhe qendra më të vogla tregtare në territorin e Shkupit duke kërcënuar me bisturi. 

Siç njofton MPB, gjatë kontrollit tek ai është gjetur një bisturi dhe të holla të cilat rrjedhin nga veprat penale. Për rastin është informuar Prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë të veprave penale, kundër S.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR