• e martë, 19 nëntor 2024

Privohet nga liria e kërkuara me urdhërarrest

Privohet nga liria e kërkuara me urdhërarrest

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup, sot rreth orës 13:25 minuta në qendër të Shkupit,  e kanë privuar nga liria I.C. (59) nga Shkupi.

"Ajo është kërkuar me urdhërarrest qendror në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtjen e dënimit em burg prej një viti, për vepra penale të kryera sipas nenit 292 dhe nenit 288 të Kodit Penal", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Siç njofton MPB-ja, personi  do të shoqërohet në institucion ndëshkues-korrektues kompetent për vuajtjen e dënimit me burg. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR