• e premte, 03 prill 2026

Privohet nga liria 27-vjeçari nga Rosomani i cili me një mjet të mprehtë vrau nënën e tij

Privohet nga liria 27-vjeçari nga Rosomani i cili me një mjet të mprehtë vrau nënën e tij

Rosoman, 30 mars 2026 (MIA) - Është privuar nga liria 27 vjeçari nga Rosomani i cili mëngjesin e sotëm me një mjet të mprehtë vrau nënën e tij, informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

"Nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria I.R. (27) nga Rosomani. Në SPB Veles, ai vetë ka deklaruar se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në shtëpinë familjare duke përdorur një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë nga shpimi nënës së tij 54-vjeçare e cila ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së shpejtë të Kavadarit. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes janë duke e bërë prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike- Kavadar dhe një ekip hetimor nga NJPB Kavadar", thonë në MPB.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR