• e premte, 05 dhjetor 2025

Privohen nga liria dy shtetas turq për shkak të shkaktimit të zjarrit në Nerez të Epërm

Privohen nga liria dy shtetas turq për shkak të shkaktimit të zjarrit në Nerez të Epërm

Shkup, 21 shtator 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Shkup dje në ora 18:00, i kanë privuar nga liria Xh.K. (50) dhe A.A. (43), të dy nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup.

Siç njofton MPB-ja Ata dyshohet se në një parcelë në Nerez të Epërm, Shkup, kanë shkaktuar zjarr. Konkretisht, gjatë punës me pajisje për saldim, nga shkëndijat ka nisur zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur edhe jashtë parcelës. Brigada e zjarrfikësve e Shkupit e ka shuar zjarrin dhe nuk ka persona të lënduar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse, thekojnë nga MPB.

QËNDRONI TË LIDHUR