Privohen nga liria 17 persona pasi lëshuan muzikë dhe nuk e respektuan vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie
- Në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës, ditën e djeshme nga nëpunësit policorë janë privuar nga liria gjithsej 17 persona për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 i Kodit Penal, përkatësisht për mosrespektim të vendimit Qeverisë për shtatë ditë zie.
- Post By Melahat Baftija
- 15:38, 23 mars, 2025

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës, ditën e djeshme nga nëpunësit policorë janë privuar nga liria gjithsej 17 persona për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 i Kodit Penal, përkatësisht për mosrespektim të vendimit Qeverisë për shtatë ditë zie.
Siç njofton MPB-ja, në rajonin e Shkupit është ndaluar një i mitur, si dhe menaxher i një objekti gastronomik, ndërsa në rajonin e Prilepit janë ndaluar 12 persona, nga të cilët njëri është i mitur. Një person është ndaluar në Kërçovë – pronar i një objekti gastronomik, ndërsa dy persona janë ndaluar në Kumanovë – menaxher dhe drejtor i një objekti gastronomik.
"Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen parashtresa përkatëse", njofton MPB-ja. mb/
Foto: MPB