• e enjte, 04 dhjetor 2025

Privohen nga liria 12 persona nga rajoni i Gjevgjelisë, u kapën me drogë

Privohen nga liria 12 persona nga rajoni i Gjevgjelisë, u kapën me drogë

Shkup, 26 korrik 2025 (MIA) - Nëpunës policor nga SPB Strumicë- DPB Gjevgjeli mbrëmë midis orës 22:00 dhe 03:00 në rrugën lokale nga fshati Miravci deri në vendin e quajtur "Bel raj", rajoni i Gjevgjelisë kanë privuar nga liria B.J. (25), S.N., M.K. (31), N.M. (20), A.I. (24), F.P. (22) dhe D.B. (34), të gjithë nga Shkupi, G.A. (21) dhe T.J. (38), të dy nga Kavadari, K.P. (21) nga Negotina, P.Z. (38) nga Radovishi dhe E.J. (22) nga Berova.

Siç informon MPB-ja në tetë raste individuale, gjatë kontrolleve të personave ose në automjete me të cilat transportoheshin janë gjetur marihuanë dhe katër tableta vjollcë.

Për të gjitha ngjarjet është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ku pas dokumentimit të rasteve kundër personave në fjalë do të ngritën parashtresa përkatëse.

QËNDRONI TË LIDHUR