Pritet që në Rripin e Gazës të hyjnë dy kamionë me gjithsej 107 tonë dizel
- – Pritet që sot në Rripin e Gazës të hyjnë dy kamionë me gjithsej 107 tonë dizel, pas qasjes së kufizuar rreptë në ndihma humanitare dhe mallra deri në enklavën palestineze, njoftoi stacioni televiziv egjiptian Al – Kahera njuz.
- Post By Fitore Curri
- 11:36, 3 gusht, 2025
Kajro, 3 gusht 2025 (MIA) – Pritet që sot në Rripin e Gazës të hyjnë dy kamionë me gjithsej 107 tonë dizel, pas qasjes së kufizuar rreptë në ndihma humanitare dhe mallra deri në enklavën palestineze, njoftoi stacioni televiziv egjiptian Al – Kahera njuz.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës paralajmëroi se mungesa e karburanteve seriozisht e pengon punën e spitaleve dhe se mjekët janë të detyruar të japin prioritet disa llojeve të kujdesit mjekësor para të tjerëve për shkak të mungesës së burimeve. Nuk kishte konfirmim të menjëhershëm nëse kamionët tashmë e kaluan kufirin.
Autoritetet shëndetësore në Gazë njoftuan se dhjetëra njerëz humbën jetën nga uria gjatë javëve të fundit. Dje ishin regjistruar shtatë raste të vdekjes nga uria.
Izraeli e akuzon lëvizjen palestineze islamiste Hamas për krizën humanitare në Gazë dhe thotë se punon në përmirësimin e qasjes në ndihma me ndërprerje të përkohshme të armiqësive në zona të caktuara, sigurimin e transportit ajror dhe vendosjen e rrugëve të mbrojtura për konvoje me ndihmë.
Sipas agjencive të KB-së, transporti ajror nuk është i mjaftueshëm dhe Izraeli duhet menjëherë të lejojë dukshëm sasi më të mëdha të ndihmës në rrugë tokësore.
Ushtria izraelite, e cila koordinon ndihmë humanitare, njoftoi se 35 kamionë hynë në Gazë nga qershori, gati të gjithë muajin e kaluar.
Më shumë se 700 kamionë me karburant e kaluan kufirin në janar dhe shkurt gjatë armëpushimit të përkohshëm para se Izraeli ta vazhdojë ofensivën e tij të plotë ushtarake në mars. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s