• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pritet hapja e vendkalimit kufitar nga Egjipti në Gaza

Pritet hapja e vendkalimit kufitar nga Egjipti në Gaza

Gaza, 16 tetor 2023 (MIA) - Pritet përsëri të hapet vendkalimi kufitar i kontrolluar nga Egjipti për në Gazë pas përpjekjeve diplomatike për të sjellë ndihma në rripin, i cili është nën bombardimet intensive izraelite që nga sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor.

Qindra ton ndihma nga disa vende janë në Gadishullin Sinai të Egjiptit prej ditësh, në pritje të një marrëveshjeje për dërgimin e sigurt në Gazë dhe evakuimin e pronarëve të pasaportave të huaja përmes kalimit Rafah.

"Rafah do të rihapet. Ne po krijojmë një mekanizëm me Kombet e Bashkuara, me Egjiptin, me Izraelin, me të tjerët, me anë të të cilit do të marrim ndihmën dhe do t'ua dorëzojmë njerëzve që kanë nevojë, deklaroi sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken pas takimit të mbrëmshëm me presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi.

Blinken nuk e specifikoi kohën e rihapjes së vendkalimit.

"Veterani i diplomatit amerikan David Saterfild, i emëruar të dielën si i dërguar i posaçëm për çështjet humanitare në Lindjen e Mesme, do të arrijë sot në Egjipt për të përpunuar detajet, njoftoi Blinken.

Izraeli u bëri thirrje banorëve të rraskapitur të Gazës që të evakuohen nga jugu, gjë që qindra mijëra e kanë bërë tashmë në enklavën e rrethuar me më shumë se 2 milionë njerëz. Hamasi, i cili drejton Gazën, u tha njerëzve të injorojnë mesazhin e Izraelit.

Rezervat e karburantit në të gjitha spitalet në të gjithë Rripin e Gazës vlerësohet të zgjasin rreth 24 orë, duke vënë në rrezik mijëra pacientë, kumtoi sot Zyra e Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare (OCHA).

Autoritetet në Gaza njoftuan se të paktën 2.670 njerëz, një e katërta e të cilëve janë fëmijë, janë vrarë deri më tani në sulmet hakmarrëse izraelite ndërsa rreth dhjetë mijë janë plagosur. Një mijë njerëz të tjerë janë të zhdukur dhe besohet se janë nën rrënoja.

Përfaqësues të qeverisë amerikane thonë se po mobilizohen për të ndihmuar në lehtësimin e krizës humanitare në Gaza, duke parashikuar një ofensivë brutale tokësore. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR