• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Prishtina është zgjedhur Kryeqendër evropiane e sportit për vitin 2024

Prishtina është zgjedhur Kryeqendër evropiane e sportit për vitin 2024

Prishtinë, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nga një ceremoni të rastit në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, ka njoftuar se kryeqyteti i Kosovës është zgjedhur “Qyteti evropian i sportit” për vitin 2024, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes video porosisë, që e publikoi në faqen e tij në Fejsbuk, Rama porositi se kjo do ta bëjë Prishtinën destinacion dhe qendër të shumë aktiviteteve sportive, që do të mbahen gjatë vitit 2024.

"Jam i lumtur që mund ta ndajë me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallur për qytet evropian të sportit për vitin 2024! Ky titull është dëshmi për angazhimin tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që kultivon jetë të shëndetshme, inkluzivitet dhe mikpritje. Na pret një vit plot aktivitete sportive, angazhim të komunitetit dhe investime në infrastrukturën sportive", tha Rama.

Së bashku me kryetarin e Prishtinës, në ceremoninë e rastit në takimin në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, mori pjesë edhe drejtori komunal për sport, Granit Rugova dhe skiatorja e parë nga Kosova, pjesëmarrëse në Lojërat olimpike dimërore në Pekin në vitin 2022, Kiana Kryeziu. ss/bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR