Prioritetet e kryesimit polak, temë kryesore e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së
- Prioritetet e kryesimit polak me BE-në në gjashtë muajt e parë të këtij viti do të jenë temë kryesore e mbledhjes së sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:37, 28 janar, 2025
Bruksel, 28 janar 2025 (MIA) - Prioritetet e kryesimit polak me BE-në në gjashtë muajt e parë të këtij viti do të jenë temë kryesore e mbledhjes së sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian.
Ministri polak për Bashkimin Evropian, Adam Shlapka, i cili edhe do të kryesojë me mbledhjen, para kolegëve të tij do t'i prezantojë prioritetet e kryesimit polak me fokus në ato çështje të cilat bëjnë pjesë në kompetenca të Këshillit për punë të prëgjithshme.
Varshava gjatë kryesimit të vet gjashtëmujor me Këshillin e BE-së, sipas paralajmërimeve, planifikon t'u përkushtohet shtatë dimensioneve të konceptit për siguri më të madhe në Union. Multidimensionaliteti i sigurisë, në të cilin planifikon të punojë Polonia, do të jetë i kahëzuar drejt përforcimit të sigurisë së jashtme, të brendshme, kibernetike, ekonomike, energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të BE-së dhe qytetarëve të saj.
Polonia vlerësoi se e merr kryesimin me Këshillin e BE-së në kohë pasigurie dhe shqetësimi, kur Evropa po lufton me pasojat nga agresioni ia rmatosur i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevojës për përpforcim të kapacitetit të vet mbrojtës.
Në kompetenca të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së janë përgatitjet e mbledhjeve të Këshillit evropian, përkatësisht takimet e shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të Unionit, si dhe disa sfera ndërsektoriale, si negociatat inkuadruese, korniza disavjeçare financiare e bllokut, politika kohezive dhe çështjet lidhur me strukturën institucionale të Unionit.
Krahas prioriteteve të kryesimit polak në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave apo sekretarëve shtetërorë të angazhuar për çështje evropiane në kaudër të dialogut të këtij viti për sundimin e së drejtës do të bisedojnë për gjendjet në këtë sferë në Hungari, Portugali, Rumani dhe Slloveni.
Dialogu bazohet në Raportin e KE-së për sundimin e së drejtës, i cili përmban vlerësime për gjendjet në sistemet juirdike nacionale, kornizat e antikorrupsionit, liria e mediumeve dhe pluralizmi, si dhe për çështje të tjera institucionale.
Në raportin e vitit të kaluar të KE-së, të pestin me radhë, për sundimin e së drejtës për herë të aprë u përfshinë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. ab/
Foto: МIА Arkivi