• e diel, 22 dhjetor 2024

Princi Hari do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Çarllsi i Tretë

Princi Hari do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Çarllsi i Tretë

Londër, 12 prill 2023 (MIA) - Princi Hari do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, mbretit Çarllsi i Tretë, më 6 maj, ndërsa gruaja e tij Megan do të qëndrojë me fëmijët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot pallati Bukingham.

"Pallati Bukingham me kënaqësi konfimron se Duka i Saseks do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit në manastirin Vestmin më 6 maj”, thuhet në kumtesën.

Megjithatë, raportohet se Megan Markle, Dukesha e Saseks, do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët.

Pas dasmës së tyre në Kështjellën Vindzor në 2018, Hari dhe Megan u ndanë shpejt nga familja e tyre dhe u transferuan në Kanada, ndërsa më pas në Kaliforni.

Çarllsi i Tretë e mori fronin shtatorin e kaluar pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR