• e diel, 22 dhjetor 2024

Prigozhini paralajmëroi se pas largimit nga Ukraina, Vagneri do ta rrisë praninë në Afrikë

Prigozhini paralajmëroi se pas largimit nga Ukraina, Vagneri do ta rrisë praninë në Afrikë

Juande, 29 korrik 2023 (MIA) - Vagneri është i gatshëm që ta rrisë praninë e tij në Afrikë, deklaroi lideri i grupit mercenar rus, Evgenij Prigozhin. Grupi u largua nga Ukraina muajin e kaluar, ku u ndihmoi ushtarëve rusë në pushtimin e tyre në vendin fqinj. 

"Ne nuk po e zvogëlojmë praninë tonë, për më tepër, ne jemi të gatshëm të forcojmë kontigjentet tona të ndryshme”, tha ai për Afrique Media të Kamerunit.

Intervista me telefon ishte publikuar në Jutjub, por Rojters nuk mund ta konfirmonte autenticitetin e incizimit audoi, por në prapavijë të përkthimit francez dëgjohet një zë i ngjashëm me atë të Prigozhinit.

Në intervistë ai tha se Vagneri i përmbush të gjitha detyrimet e kontingjentit dhe se është i gatshëm që edhe më shumë t'i zhvillojë marrëdhëniet me vendet afrikane. Duke luftuar në anën e Rusisë, Vagneri mori pjesë në disa nga konfliktet më të përgjakshme në luftën ukrainase. 

Megjithatë, ky rol i ardhshëm ishte vënë në pikëpyetje kur Prigozhini filloi kryengritjen e shkurtë kundër Kremlinit, pas çka u zhvendos në Bjellorusi, ku disa nga luftëtarët filluan të stërvisin forcat bjelloruse. 

Megjithatë, këtë javë ai ishte fotografuar në Shën Petersburg gjatë samitit ruso-afrikan, nikoqir i të cilit ishte presidenti rus, Vladimir Putin. 

Prigozhin konfirmoi për Afrique Media se një rotacion i ri i forcave të Vagnerit kishte mbërritur së fundmi në Republikën e Afrikës Qendrore përpara referendumit kushtetues të 30 korrikut që mund të zgjasë mandatin e presidentit Faustin-Arçanzh Touadera. fc/

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR