• e diel, 12 maj 2024

Prigozhin "Vagner" tani për tani nuk rekruton luftëtarë të rinj, por me siguri do ta bëjë në të ardhmen

Prigozhin

Shën Petërsburg, 31 korrik 2023 (MIA) - Evgenij Prigozhin, shefi i grupit mercenar "Vagner", në mesazhin më të ri zanor të publikuar sot potencon se organizata e tij ushtarake për momentin nuk është duke rekrutuar luftëtarë, por me siguri këtë do ta bëjë në të ardhmen.

E ardhmja e "Vagnerit" dhe Prigozhinit është e paqartë pasi në fund të qershorit ndodhi një kryengritje afatshkurtër kundër establishmentit ushtarak rus, ndërsa Kremlini zyrtar më vonë pranoi ai dhe disa prej luftëtarëve të tij, të cilën morën pjesë në disa prej betejave më të ashpra në Ukrainë, të transferohen në Bjellorusi, potencojnë mediat britanike.

Edhe krahas kryengritjes, vetëm pesë ditë Prigozhini u ftua në takim me Vlladimir Putinin, ndërsa javën e kaluar u fotografua në Shën Petërburg, ku presidenti rus ishte nikoqir i liderëve afrikanë gjatë Samitit Rusi - Afrikë.

Sot i përkufizojmë detyrat tona të ardhshme, korniza e së cilave bëhet gjithnjë e më e qartë. Padyshim, këto janë detyra që kryhen në emër të Rusisë së madhe", porositi Prigozhin në mesazhinb zanor të publikuar në "Grej zonë" në kanalin Telegram, që lidhet me organizatën "Vagner".

QËNDRONI TË LIDHUR