• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prigozhin refuzon që luftëtarët e "Vagner"-it të nënshkruajnë marrëveshje me Ministrinë ruse të Mbrojtjes

Prigozhin refuzon që luftëtarët e

 Moskë, 11 qershor 2023 (MIA) - Lideri i grupit mercenar "Vagner", Evgenij  Prigozhin sot deklaroi se luftëtarët e tij "nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje me ministrin rus të Mbrojtjes Sergej Shojgu", transmeton "Skaj njuz". 

 Ministria ruse e Mbrojtjes dje bëri të ditur se Shojgu kishte urdhëruar të gjitha njësitë vullnetare që të nënshkruajnë marrëveshje me ministrinë deri në fund të muajit në mënyrë që të rritet efikasiteti i ushtrisë ruse.

 Prigozhini e komentoi këtë hap dhe theksoi se "Vagneri nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me Shojgun".

Të kujtojmë se lideri i “Vagner”-it deri më tani ka sulmuar vazhdimisht udhëheqjen ushtarake ruse, duke i quajtur disa prej tyre tradhtarë, sepse nuk e kanë zhvilluar siç duhet luftën në Ukrainë, shkruan “Gardian”-i. ar/

Foto: Printskrin Tuiter 

 

QËNDRONI TË LIDHUR