• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prigozhin: Nuk e di nëse “Vagner” do të mbetet në Ukrainë

Prigozhin: Nuk e di nëse “Vagner” do të mbetet në Ukrainë

Moskë, 13 qershor 2023 (MIA) - Themeluesi i grupit paraushtarak rus "Vagner", Evgenij Prigozhin i cili edhe më tej ka mosmarrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë tha se mercenarët e tij mund të mos qëndrojnë në Ukrainë në pyetjen se ku do të luftojë grupi më pas.

"Nuk jam i sigurt se do të qëndrojmë në Ukrainë", ka thënë Prigozhin, ushtarët e të cilit së fundmi morën Bahmutin në emër të Rusisë pas betejës më të gjatë dhe më vdekjeprurëse të luftës.

Prigozhin shpesh përdor sarkazëm ose ironi në deklaratat e tij.

“Do të shohim pas një apo dy muajsh nëse kundërofensiva ukrainase ka qenë e suksesshme”, nënvizon ai, duke komentuar ushtrinë ukrainase.

Ai theksoi se “çdo ofensivë dhe rezultatet e saja duhet të vlerësohen pasi të jetë shteruar potenciali sulmues i armikut”.

"Siç e kuptoj unë, potenciali sulmues ukrainas është larg, larg shterjes. Do të duhet një muaj deri në dy muaj dhe më pas do të duhet të vendosim nëse ia arritën qëllimit apo jo", thekson Prigozhin.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR