Prigozhin iu përgjigj Putinit: Nuk do të dorëzohemi, rusët nuk dëshirojnë më të jetojnë në korrupsion dhe mashtrime
- Lideri i ushtrisë mercenare ruse të grupit "Vagner", Evgenij Prigozhin, sot, në përgjigjen ndaj fjalimit të presidentit rus Vlladimir Putin, deklaroi se ai dhe njerëzit e tij nuk do të dorëzohen, transmetoi Hina.
Moskë, 24 qershor 2023 (MIA) – Lideri i ushtrisë mercenare ruse të grupit "Vagner", Evgenij Prigozhin, sot, në përgjigjen ndaj fjalimit të presidentit rus Vlladimir Putin, deklaroi se ai dhe njerëzit e tij nuk do të dorëzohen, transmetoi Hina.
Putini paraprakisht premtoi se do ta shkatërrojë, siç e quajti, këtë kryengritje të armatosur pasi armata private e Prigozhinit e ndërmori kontrollin mbi qytetin jugor Rostov, si pjesë e përpjekjes për ta rrëzuar udhëheqësinë ushtarake.
"Presidenti gabon thellë kur flet për tradhti. Ne jemi patriotë, kemi luftuar dhe po luftojmë për atdheun", tha Prigozhin në mesazhin audio.
"Askush nuk do të dorëzohet me urdhër të presidentit, FSB (shërbimit të sigurisë) apo dikujt tjetër, sepse ne nuk duam që vendi të vazhdojë të jetojë në korrupsion, mashtrim dhe burokraci," shtoi lideri i "Vagnerit".