• e diel, 22 dhjetor 2024

Prezantohet Qeveria e re e Finlandës

Prezantohet Qeveria e re e Finlandës

Helsinki, 19 qershor 2023 (MIA) - Koalicioni konservator kombëtar i Finlandës (NKP) i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të muajit prill, ka prezantuar pozitat kyçe në Qeverinë e re e cila do të udhëhiqet nga lideri i partisë, Petri Orpo.

Sipas analistëve politikë, kjo do të jetë qeveria më djathtiste që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas bisedimeve që zgjatën më shumë se shtatë javë, NKP të premten bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me tre parti për të formuar koalicion qeveritar i cili do të përfshijë gjithashtu Partinë finlandeze të ekstremit të djathtë, atë euroskeptike dhe anti-emigracionit.

Qeveria e re do të ketë 19 ministra, mes të cilëve edhe atë aktual Petri Orpo, ndërsa koalicioni kombëtar fitoi tetë mandate, përfshirë edhe postin e ministrit për Punë të Jashtme.

Ministre e re e Punëve të Jashtme do të jetë zëvendëskryetarja e partisë, Elina Valtonen e cila është edhe nënkryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin finlandez.

Sipas marrëveshjes, Partia e finlandezëve merr shtatë poste ministrore, përfshirë ministritë e Financave, atë të Brendshme dhe të Drejtësisë. Vendet e mbetura në qeveri do të merren nga pakicat Partia Popullore Suedeze dhe Kristiandemokratët.

Katër partitë do të kenë shumicë prej 108 deputetësh në Parlament që numëron 200 anëtarë.

Presidenti finlandez Sauli Ninisto pritet ta mandatojë Orpon dhe qeverinë e tij deri të mërkurën, pasi deputetët të votojnë për besimin e mandatarit të ri.

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR