• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prezantohet Draft-studimi për revalorizim të Liqenit të Ohrit 

Prezantohet Draft-studimi për revalorizim të Liqenit të Ohrit 
Ohër, 14 korrik 2021 (MIA) - Përfaqësues të Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtje të Natyrës (IUCN ECARO) sot në Ohër e prezantuan draft-versionin e fundit të Studimit për revalorizim të Liqenit të Ohrit. Bëhet fjalë për një dokument që hartohet në kuadër të aktiviteteve për miratim të Ligjit për rishpallje të Liqenit të Ohrit si Monument i natyrës. Në prezantim të pranishëm ishin përfaqësues të Programit të OKB-së për Mjedis të Jetesës (UNEP), të Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryetarit i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski, kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe kryetari i Komunës së Debërcës, Zoran Nogaçeski. Në takim është diskutuar edhe për tema lidhur me kufijtë  dhe zonat e propozuara të Liqenit të Ohrit, aktivitete të lejuara dhe të ndaluara, formim të  organit drejtues, si dhe njohjen me procedurën për rishpallje të Liqenit të Ohrit në kategorinë Monument i natyrës.  ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR