• e premte, 22 nëntor 2024

Prezantimi i Hulumtimit mbi Rininë dhe Sigurinë në Maqedoninë e Veriut

Prezantimi i Hulumtimit mbi Rininë dhe Sigurinë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 2 shtator 2024

Sot, Misioni i OSBE-së në Shkup prezantoi gjetjet e hulumtimit me titullin: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”. Evenimenti, që u mbajt në Hotelin Hotel Aleksandar Palace, nxori në pah rolin e rëndësishëm të rinisë në formimin e peizazhit të sigurisë dhe mbrojtjes në vend.

Ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, hapi evenimentin duke theksuar përkushtimin e Misionit ndaj rinisë dhe duke nënvizuar angazhimin në përpjekjet për paqe dhe siguri.

“Misioni i OSBE-së në Shkup përkrahë rininë në të gjitha dimensionet e punës, duke e pajisur atë me aftësitë e nevojshme, me mundësimin e platformave për të ngritur zërat e tyre dhe duke punuar në trajtimin e çështjeve që i shqetësojnë ata. Zërat e të rinjve janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë”, tha ambasadori Wahl.

Ai theksoi se hulumtimi paraqet rëndësinë thelbësore për angazhimin e të rinjve, jo vetëm me përfshirjen e këndvështrimeve të tyre, por duke i angazhuar në mënyrë aktive në identifikimin dhe trajtimin e rreziqeve të sigurisë në nivelet lokale dhe kombëtare.

“Së bashku me institucionet shtetërore, rinia duhet të jetë pjesë e procesit të trajtimit të këtyre çështjeve dhe zgjidhjeve të projektimit. Ky hulumtim tenton të jetë pak më shumë se vetëm një koleksion dhe analizë e të dhënave – ky hulumtim, është thirrje për veprim”, shtoi Wahl.

Hulumtimi siguron analizë të detajuar të këndvështrimeve të të rinjve mbi çështjet e sigurisë, duke përfshirë dhunën, ngacmimin kibernetikë dhe margjinalizimin. Zbulon se shumë të rinj në Maqedoninë e Veriut  ndjejnë pakënaqësi ndajë proceseve vendimmarrëse dhe nuk kanë besim në përgjigjet institucionale. Për më shumë, gjetjet theksojnë gjithashtu përhapjen shqetësuese të dhunës tek të rinjtë, veçanërisht tek gratë e reja dhe vajzat, duke nënvizuar nevojën për qasje me ndjeshmëri gjinore në politikëbërje.

Pasoi një panel diskutimi, me përfshirjen e aktorëve kyç, zëvendësministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, kryetarin e Forumit Arsimor Rinor, Risto Saveski dhe zëvendëskryetaren e Sindikatës së Nxënësve të Shkollave së Mesme, Iva Trpeski. Panelistët diskutuan mbi mënyrat e avancimit të këndvështrimeve të të rinjve mbi sigurinë dhe rritjen e dialogut midis të rinjve dhe autoriteteve.

Ky eveniment përfaqëson një hap të rëndësishëm drejtë zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Rininë (2023-2027) dhe Planin e veprimit. Misioni i OSBE-së në Shkup mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet nacionale për zhvillimin e mekanizmave më efektivë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës rinore dhe forcimin e përfshirjes së të rinjve në çështjet e sigurisë.

Raportin e tërë mund ta gjeni online në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, në faqen e internetit të Misionit të OSBE-së në Shkup. Perceptions, views and challenges of young people in North Macedonia - Research on Youth and Security | OSCE

Misioni i OSBE-së në Shkup

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR