• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prezantim i sistemit nacional të integritetit të Maqedonisë së Veriut

Prezantim i sistemit nacional të integritetit të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Në organizim të Transparensi Interneshënël - Maqedoni sot do të prezantohen rezultatet nga Sistemi nacional të integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në hapje të ngjarjes do të mbajnë fjalime kryetarja e Transparensi Interneshënël - Maqedoni, Sllagjana Taseva, zëvendësambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ben Nupnau dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Hulman.

"Analiza është zbatuar në periudhën mes janarit të vitit 2022 dhe dhjetorit të vitit 2023. Sistemi maqedonas i integritetit nacional vazhdon të karakterizohet me dominim të pushtetit ekzekutiv dhe dobësinë e institucioneve tjera kyçe. Pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës janë shumë të fuqishëm në lidhje me kapacitetin e tyre, por të dobët në lidhje me antikorrupsionin dhe nevojën që të përmirësohet menaxhimi i tyre i brendshëm", thonë nga Transparensi Interneshënël - Maqedoni. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR