• e premte, 05 dhjetor 2025

Prezantim dhe verifikim i konstatimeve nga Vlerësimi i nevojave prioritare të edukimit mbi rolin e Kuvendit në proceset eurointegruese

Prezantim dhe verifikim i konstatimeve nga Vlerësimi i nevojave prioritare të edukimit mbi rolin e Kuvendit në proceset eurointegruese

Shkup, 23 korrik 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet Prezantimi dhe verifikimi i konstatimeve nga Vlerësimi i nevojave prioritare të edukimit mbi rolin e Kuvendit në proceset e eurointegrimit.

Fjalime hyrëse në prezantim do të ketë kryetari i Këshillit kombëtar për eurointegrime, Venko Filipçe, përfaqësuesja e Komisionit për Çështje evropiane, Marija Petrushevska dhe menaxherja e projektit "Mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut", Ermira Reshidi.

Është parashikuar të kryhet mbikëqyrje e temave prioritare për diskutim në organet parlamentare për BE-në, do të prezantohet dhe rishikim krahasues i parlamenteve në përdorimin e-mjeteve të mësimit, si dhe mundësitë e e-mësimit të destinuara për Kuvendin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR