• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Prevo: BE-ja ka detyrim moral të ndërmarrë masa rreth ngjarjeve në Gazë

Prevo: BE-ja ka detyrim moral të ndërmarrë masa rreth ngjarjeve në Gazë

Bruksel, 22 korrik 2025 (MIA) - Është i nevojshëm një armëpushim urgjent në Gazë dhe sigurimi i shpërndarjes së ndihmave humanitare për popullsinë në sasi të mjaftueshme, deklaroi ministri belg i Punëve të Jashtme, Maksim Prevo i ftuar në emisioni "Premiera" në televizioni shtetëror RTBF.  

"Kjo është ajo që po theksojmë dhe për të cilën fuqishëm po përpiqemi. Bëjmë thirrje që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, pengjet të lirohen pa kushte dhe mbi të gjitha të jemi në gjendje të përballemi me këtë sfidë humanitare", deklaroi  Prevo.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm se "Begjika e vogël" nuk ka fuqinë për të ndryshuar sjelljen e Izraelit dhe dënon mungesën e konsensusit në nivel evropian lidhur me këtë çështje.

Deklarata e Prevos vjen pasi grupi "Drejtës për Gazën" kritikoi Belgjikën për shkak të mosveprimit në lidhje me, siç deklaroi, "krimet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës", duke njoftuar se do ta padis shtetin nëse nuk do të ndërmarrë masa mbi këtë çështje.

Mbreti belg Filip, në një video-fjalim drejtuar opinioni me rastin e Ditës së djeshme Kombëtare Belge, vlerësoi se situata në Gazë është një turp për njerëzimin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR