• e diel, 30 qershor 2024

Presidentja sllovake do t'i ndajë Ficos mandatin për të formuar qeverinë

Presidentja sllovake do t'i ndajë Ficos mandatin për të formuar qeverinë

Bratislavë, 2 tetor 2023 (MIA) - Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova pasditen e sotme do të takohet me Robert Ficon, partia e të cilit SMER-SSD fitoi zgjedhjet që u mbajtën të shtunën dhe do t'i japë atij një mandat politik për të filluar negociatat për formimin e qeverisë së re, kumtuan nga kabineti i saj.

Fico dhe partia e tij SMER fituan pothuajse 23 për qind të votave pas fushatës për ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën. SMER mundi kundërshtarin liberal Sllovakinë Progresive (SP) e cila mori 18 për qind të votave.

Në mungesë të shumicës, Fico pritet të përpiqet të formojë qeveri koalicioni me Hlas, partia që u shkëput nga SMER në vitin 2020 dhe fitoi pothuajse 15 për qind të votave në zgjedhje dhe ka shumë të ngjarë me Partinë kombëtare sllovake pro-ruse (SNS) e cila fitoi 5.6 për qind të votave. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR