• e diel, 06 tetor 2024

Presidentja Siljanovska i priti përfaqësuesit e Lidhjes nacionale të të verbërve

Presidentja Siljanovska i priti përfaqësuesit e Lidhjes nacionale të të verbërve

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Presidetja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur një delegacion të Lidhjes nacionale të të verbërve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të të cilit kanë qenë Zharko Sellkovski, kryetar dhe Irena Bojmalieva dhe Lupço Vanevski, anëtarë të lidhjes.

Në takim njoftuan nga Kabineti i Siljaniovska-Davkova, përfaqësues të Lidhjes nacionale na kanë informuar për aktivitetet e tyre vijuese, si dhe për angazhime e tyre të ardhshme në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të persomave me shikim të dëmtuar dhe inkluzioni i tyre në të gjitha segmentet në shoqërinë e Maqedonisë.

Presidentja Siljanovska Davkova ka porosutur se vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes lidhjes dhe institucioneve relevante shtetërore do të ngritet ndërgjegja për avancimin e të drejtave të personave me shikim të dëmtuar.

"Bashkëbiseduesit u dakorduan se është e domosdoshme të përmirësohet standardi jetësor i këtyre persoanve, si t'u lehtësohet qasja deri te arsimi adekuat, shëndetësia, kultura dhe sporti", qëndron në komunikatë. mb/

Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR