Presidentja Siljanovska Davkova nuk do të propozojë anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor, do të presë miratimin e ligjit të ri
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve deklaroi se ende nuk ka propozuar pasardhës për anëtarin e Këshillit gjyqësor, Milazim Musatafa, mandati i të cilit i skadon nesër, megjithatë, siç thotë, kritikoi punën e këtij Këshilli Gjyqësor, si dhe, potencoi, ligjin e keq për Këshillin Gjyqësor, në të cilin kriteret e përzgjedhjes janë joadekuate. Tha se do të pres miratimin e ligjit të ri për Këshillin gjyqësor në Kuvend.
- Post By Ramize Qamili
- 12:19, 8 korrik, 2025
Shkup, 8 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve deklaroi se ende nuk ka propozuar pasardhës për anëtarin e Këshillit gjyqësor, Milazim Musatafa, mandati i të cilit i skadon nesër, megjithatë, siç thotë, kritikoi punën e këtij Këshilli Gjyqësor, si dhe, potencoi, ligjin e keq për Këshillin Gjyqësor, në të cilin kriteret e përzgjedhjes janë joadekuate. Tha se do të pres miratimin e ligjit të ri për Këshillin gjyqësor në Kuvend.
"Jo, nuk e bëra këtë, unë e kritikova punën e këtij Këshilli Gjyqësor, një nga shkaqet për Këshillin Gjyqësor dhe për gjyqësinë, është e dhe ligji i keq për Këshillin Gjyqësor, në të cilin kriteret e përzgjedhjes janë joadekuate, duke lejuar politizim dhe partizim në Këshillin Gjyqësor, nuk flas vetëm për dy anëtarët, të cilët sipas Kushtetutës unë i propozoj, por edhe për ata nga Kuvendi, si dhe për ata që zgjidhen nga vetë gjyqtarët", tha Siljanovska Davkova.
Përkujtoi se pas Misionit vlerësues të BE-së, u konkludua se një nga reformat më të rëndësishme në gjyqësor duhet të jetë së pari bisedë me ekspertë të së drejtës kushtetuese dhe penale.
"Më është sugjeruar, dhe mendoj se kjo është në rregull, të pres që ligji të miratohet, ministri pohon se kjo do të shkojë shpejtë, zgjidhjet në ligjin e ri janë shumë më të rrepta, më të sakta, më të qarta...Puna e këshillit minus një anëtar nuk do ta bëjë të pamundur vendimmarrjen, megjithatë e dini që vendimet merren me tetë nga pesëmbëdhjetë anëtarë. Kur unë mas, nuk do të doja të isha në trenin e fundit ose të nxitoja sipas ligjit të vjetër, ku nuk është e qartë se çfarë është jurist i shquar, e të mos flas për vetë procedurën, ajo nuk është konkurruese, nuk është e kompletuar, është me një kandidat, ka zgjidhje që mendoj se është mirë që çdo anëtar të ri i Këshillit Gjyqësor t'i përmbushë për të hyrë në Këshillin Gjyqësor", potencoi Siljanovska Davdova.
Ajo vlerësoi se ka ndryshime të shumta në ligjin, të cilat sipas saj janë e cilësore.
"Për shembull, në ligjin aktual për profesorët e drejtësisë ose njerëzit në lëminë e profesiorit, përveç magjistraturës, doktoraturës kërkohet dhe provim i jurisprodencës, kërkohet një provim jurisprudence, një zgjidhje shumë e çuditshme, e cila e bën të pamundur të vendoseni për njerëz të cilët mund të kenë ndikim me njohuritë, dinjitetin dhe integritetin e tyre. Është veçanërisht e rëndësishme që në ligjin e ri dhe në vetë procedurën të ketë ndryshime të mëdha", tha presidentja, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi "Biseda për Barazi", me temë "E drejta e romëve për banim".
Informoi se sot do t’i dërgonte letër kryetarit të Kuvendit, mew arsye se do të priste ligjin e ri.
"Sot do t'i dërgoj letër kryetarit të Kuvendit, pasi Kuvendi e bën zgjedhjen, me arsyet që mendoj se kur matni, është më mirë të prisni miratimin e ligjit të ri, sepse pas tij do të rekrutohen të gjithë të tjerët, gjegjësisht zgjedhen, sesa të legjitimosh në ndonjë mmënyrë ligjin që e ke kritikuar ashpër, por edhe punën e Këshillit Gjyqësor, të cilin nuk do të doja ta vlerësoja edhe një herë", tha presidentja.
Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, u zgjodh në Kuvend më 9 korrik të vitit 2019, me propozim të ish presidentit Stevo Pendarovski. rq/bsh/
Foto: MIA
Фото: МИА