• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova i ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Kampin për përsosmëri të lartë teknologjke në Ohër

Presidentja Siljanovska Davkova i ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Kampin për përsosmëri të lartë teknologjke në Ohër

Ohër, 11 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit e edicionit të katërt të kampit për përsosmëri të lartë teknologjike, që nën patronazhin e saj në organizim të "Maqedonia 2025" po mbahet në Ohër.

Pjesëmarrësit në kamp para presidentes i prezantuan projektet e tyre të përpunuara në temën vjetore të "Frst Lego Liga" - gara për robotikë edukative, që paraqet lloj krijues të artit dhe teknolgjisë me gjetje të vendimeve unikale për jetesën reale.

Presidentja Siljanovska Davkova në fjalim ndaj pjesëmarrësve të Kampit e theksoi rëndësinë nga qasja interdisiplinare në edukimin dhe domosdoshmërinë që të stimulohet zhvillimi i mjeshtërive të larta teknologjike.    

Duke i inkurajuar të rinjtë që të vazhdojnë t'i kultuvojnë dituritë dhe mjeshtëritë e tyre, presidentja theksoi se pikërisht ata janë ambasadorët dhe promotorët tanë dhe shprehi bindje se një pjesë e ideve të tyre në të ardhmen do të realizohen me sukses. mb/

Foto: Kabineti i presidebtes

QËNDRONI TË LIDHUR