• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Presidentja Osmani vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë

Presidentja Osmani vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë

Prishtinë, 18 prill 2025 (MIA)- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës, vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani.

“Me përulësi dhe respekt të thellë, presidentja Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike. Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata", theksoi presidentja.

Ajo tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.

QËNDRONI TË LIDHUR