Presidentja Osmani takoi presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar takim presidentin e Republikës Islamike të Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
- Post By Fami Bajrami
- 20:52, 20 shtator, 2023

Nju Jork, 20 shtator 2023 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar takim presidentin e Republikës Islamike të Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
Në takim me presidentin El Ghazouani, Osmani e ka falënderuar për mbështetjen për Kosovën ndër vite, si dhe theksoi rëndësinë e thellimit tutje të marrëdhënieve bilaterale.
U diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.