• e premte, 05 dhjetor 2025

Kosova shkon në zgjedhje të reja: Osmani nënshkruan dekretin për shpërbërjen e Kuvendit

Kosova shkon në zgjedhje të reja: Osmani nënshkruan dekretin për shpërbërjen e Kuvendit

Prishtinë, 20 nëntor 2025 (MIA)- Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.

Veprimi i Osmanit vjen pasi mandatari i dytë, Glauk Konjufca dështoi ta formojë qeverinë e Kosovës.

Vendi hyri në krizë politike pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, pasi asnjëra nga partitë nuk fitoi shumicën prej 61 votash në Parlamentin me 120 anëtarë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit duhet të shpallë zgjedhjet të cilat duhet të organizohen brenda 40 ditëve nga shpallja e tyre.

 

QËNDRONI TË LIDHUR