• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Osmani priti ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, Juriko Backes

Presidentja Osmani priti ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, Juriko Backes

Prishtinë, 3 korrik 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren e Mbrojtjes të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Juriko Backes.

Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Forcave të armatosura të Luksemburgut në kuadër të misionit të KFOR-it, duke vlerësuar lart përkushtimin e këtij vendi në promovimin e paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin.

"Poashtu, presidentja ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e Luksemburgut ndaj Zyrës së presidentes në përmbushjen e objektivave të përbashkëta strategjike, si dhe për iniciativat e presidentes në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si komponent thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta", thuhet në kumtesë.

Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut përmes projekteve zhvillimore në Kosovë. Në këtë kontekst, presidentja Osmani nënvizoi, siç theksohet, "rëndësinë strategjike të përkrahjes së mëtejshme nga Luksemburgu për procesin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizatat ndërkombëtare, duke theksuar vlerat e përbashkëta demokratike dhe rolin që luan Kosova si një faktor i qëndrueshëm i stabilitetit në rajon".

QËNDRONI TË LIDHUR