• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Presidentja Osmani në takime të ndara me deputetët gjermanë Johanes Volkmann dhe Roderih Kieseveter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung

Presidentja Osmani në takime të ndara me deputetët gjermanë Johanes Volkmann dhe Roderih Kieseveter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung

Prishtinë, 24 tetor 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar takime të ndara me deputetët gjermanë Johanes Volkman dhe Roderih Kieseveter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung.

"Në Berlin, në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, zhvilluam biseda të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh", ka shkruar presidentja. 

"Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni. Për këto dhe zhvillimet më të fundit në vend e më gjerë, fola edhe në intervistat e realizuara sot me Politico dhe Dojçe Vele", theksoi presidentja. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR