Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit Brdo- Brioni në Durrës
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Durrës në kuadër të Iniciativës Brdo-Brioni.
- Post By Fami Bajrami
- 09:34, 6 tetor, 2025
Prishtinë, 6 tetor 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Durrës në kuadër të Iniciativës Brdo-Brioni.
Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, ndërkaq do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.
Me temë: “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”, takimi i këtij viti do të fokusohet në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me fokus në Planin e Rritjes së Rajonit të propozuar nga Bashkimi Evropian.
Iniciativa Brdo-Brioni, synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t`i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.